Shtëpia ndodhet në Çagllavicë afër lagjes “038”, me qasje të shpejtë dhe të lehtë si drejt qendrës së qytetit, ashtu edhe në rrugët kryesore që lidhin Prishtinën me jashtë saj, ndërsa në afërsi gjenden të gjitha shërbimet e nevojshme për një jetesë komode.
Shtëpia është ndërtim i ri dhe e gatshme për banim, me një sipërfaqe prej 260 m² banimi në një truall prej 4 ari. Ka orientim lindor, që i mundëson ndriçim natyral dhe ambient të ngrohtë gjatë gjithë ditës. Ngrohja është qendrore me sistem elektrik nën dysheme, duke ofruar komoditet dhe ngrohtësi maksimale gjatë ditëve të ftohta të dimrit. Dritaret jane tri shtresore me roletë elektrike.
Shtëpia ka këtë renditje:
- Kati përdhese:
| 1 Dhome ndenje
| 1 Kuzhinë me tryezari
| 1 Dhomë gjumi
| 1 Banjo
| 1 Lavanderi
| 1 Garazhë
- Kati i 1-rë:
| 3 Dhoma gjumi (njëra master bedroom)
| 2 Banjo
| 1 Ballkon