Banesa gjendet në lagjen Tophane, në një vendndodhje të përshtatshme afër udhëkryqit që lidh Tophanën me lagjen Qafa, më saktësisht në rrugën “Lidhja e Prizrenit”. Banesa ka një sipërfaqe totale prej 110m2 dhe është e gatshme për banim. Orientimi i baneses është Veri – Lindje - Perëndim, duke ju ofruar diell dhe ndriçim të mjaftueshëm gjatë gjithë ditës, gjithashtu banesa posedon ngrohje qëndrore me rrymë. Vendndodhja e saj sjell përparësi në aksesimin në qytet dhe mundëson lëvizje të lehtë drejt shërbimeve dhe pikave kyçe.
Banesa ka këtë renditje:
| 1 Dhomë ndenje
| 1 Kuzhinë me tryezari
| 2 Dhoma gjumi (njëra master badroom)
| 2 Ballkona
| 2 Banjo (njëra në dhomë të gjumit)