Objekt 490m2 në shitje në lagjen Arbëria - Dragodan

680,000 € Per Shitje Prishtina-Arbëria - Dragodan-rr.Gjergj Balsha

Objekti ndodhet në lagjen Arbëria (Dragodan), vetëm 250 metra larg rrethit që lidh lagjen Arbëria me lagjet Tophane dhe Lakrishtë. Ky pozicion strategjik e bën pronën shumë të përshtatshme për zhvillime të ndryshme, duke përfshirë banimin, hotelerinë apo destinime të tjera komerciale. Me një sipërfaqe toke prej 3.5 ari, si dhe sipërfaqe objekti prej 490m² të shpërndara në 4 kate, plus terasë prej 32.19m2 e cila ofron pamje të mrekullueshme dhe hapësira të hapura për relaksim. Objekti ofron një strukturë të bollshme dhe funksionale për t’u përshtatur sipas nevojave të investitorit. Objekti është i orientuar në drejtimet Lindje - Jug - Perëndim, duke siguruar ndriçim natyral gjatë gjithë ditës ndërsa gjendja aktuale e objektit është shumë e mirë, duke lejuar përdorimin e menjëhershëm për banim ose për t’u përshtatur në një destinim tjetër si hoteleri ose hapësira të ndryshme biznesi. Pozita e favorshme e pronës dhe qasja e lehtë në arteriet kryesore të qytetit e bëjnë atë një mundësi ideale për investitorët që kërkojnë të zhvillojnë një projekt të rëndësishëm. Objekti ka kete renditje: Kati Përdhesë: | 3 Dhoma Pune | 1 Tualet Kati I pare: | 3 Dhoma Pune | 2 Tualete | 1 Ballkon Kati I Dytë: | 3 Dhoma Pune | 2 Tualete | 2 Ballkona Kati I Tretë | 3 Dhoma Pune | 1 Terasë (32m2)

Detaje

Statusi Lloji Gjendja ID
Available Commercial Complex New T4876

Ndarjet e Pronës

Siperfaqe Bruto Siperfaqe Neto Dhoma gjumi Tualete
490 490 0 0

Karakteristika

  • Orientimi: Lindje,Jug,Perëndim

Vendodhja e prones