Shtëpi me 4 dhoma gjumi në shitje në Çagllavicë – Lagjja e Artë 2

350,000 € Per Shitje Prishtina-Lagjja e Artë 2-

Shtëpia gjendet në lagjen e re të quajtur “Lagjja e Artë 2” të ndërtuar nga kompania “Art Construction” në Prishtinë në zonën kadastrale Çagllavicë, shumë pranë kolegjit “Rezonanca” dhe “Vita Hospital”. Lokacioni i lagjës është ideal pasi që ka qasje direkte në rrugën kryesore dhe lidhet shumë lehtë me pjesët kyçe të kryeqytetit. Shtëpia ka gjithësej 220m2 sipërfaqe të cilat janë të ndara në 2 kate duke përfshirë katin përdhesë dhe katin e parë (P+1) si dhe ka 2.5 ari truall. Shtëpia është pajisur me ngrohje qëndrore me pompë termike, e cila ofron një klimë të qëndrueshme dhe efiçiente. Xhamat e përdorura janë tre shtresorë, duke garantuar izolim të mirë termik dhe akustik. Parketi është zgjedhur për cilësinë e tij të lartë dhe qëndrueshmërinë si dhe është përdorur edhe një cilësi e lartë e keramikës dhe sanitareve për të garantuar qëndrueshmëri dhe elegancë. Një veçori e rëndësishme është sistemi i "smart home", i cili lejon kontrollin dhe monitorimin e ndërtesës nëpërmjet pajisjeve elektronike. Ky sistem mund të përdoret për të kontrolluar temperaturën, ndriçimin, sigurinë dhe shumë të tjera.
Shtëpia ka këtë renditje:
- Kati përdhesë
| 1 Dhomë ndenje
| 1 Kuzhinë
| 1 Dhomë gjumi
| 1 Banjo
| 1 Garazhë
- Kati i I-rë
| 3 Dhoma gjumi (njëra Master Bedroom)
| 1 Ballkon
| 2 Banjo (njëra në Master Bedroom)
| 1 Garderobë
| 1 Lavanderi

Detaje

Statusi Lloji Gjendja ID
Available House New T4796

Ndarjet e Pronës

Siperfaqe Bruto Siperfaqe Neto Dhoma gjumi Tualete
220 0 4 3

Karakteristika

  • Ngrohje qendrore: Pompë termike
  • Garazh: 1.00

Vendodhja e prones