Banesë 275.84m2 në shitje në lagjen Marigona Hill

360,000 € Per Shitje Prishtina-Marigona Hill-

Banesa gjendet në lagjen Marigona Hill, një prej komplekseve më të veçanta të banimit në Prishtinë, e konceptuar me arkitekturë moderne, infrastrukturë të kompletuar dhe hapësira të shumta të gjelbërta e rekreative.
Banesa është e tipit Splendour dhe ka sipërfaqe totale prej 275.84m2, prej të cilave 168.76m2 hapësirë banimi dhe 107.08m2 tarracë. Orientimi Jug-Perëndim i mundëson ndriçim të mirë natyral gjatë ditës, ndërsa tarraca e gjerë ofron hapësirë të veçantë për qëndrim dhe pamje të hapur drejt qytetit.
Tipi Splendour karakterizohet veçanërisht nga tarracat e mëdha dhe koncepti modern i banimit.
Marigona Hill ofron një ambient të qetë dhe të sigurt për banim, me shtigje për ecje dhe biçikleta, zona sportive dhe rekreative, parqe, restorante, kafiteri dhe shërbime të ndryshme brenda kompleksit. Pozita e saj, në afërsi të Liqenit të Badovcit dhe Parkut të Gërmisë, e bën pronën veçanërisht të përshtatshme për familje që kërkojnë hapësirë, privatësi dhe standard të lartë të jetesës.
Banesa ka këtë renditje:
| 1 Dhomë ndenje
| 1 Kuzhinë me tryezari
| 3 Dhoma gjumi (1 Master Bedroom)
| 2 Banjo (1 në Master Bedroom)
| 1 Tualet
| Tarracë 107.08m2
| 1 Garazhë (e përfshirë në çmim)

Detaje

Statusi Lloji Gjendja ID
Available Apartment Under Construction T5514

Ndarjet e Pronës

Siperfaqe Bruto Siperfaqe Neto Dhoma gjumi Tualete
276 169 3 2

Karakteristika

  • Ngrohje qendrore: Pompë termike
  • Orientimi: Jug,Perëndim
  • Garazh: 1.00

Vendodhja e prones