Shtëpia gjendet në Çagllavicë, në lagjen “Swiss Village”, shtëpi e ndërtuar nga kompania e ndërtimit "Agullimi", e njohur për standartet dhe kualitetin e lartë. Swiss Village është lagje e stilit modern, e pozicionuar në jugëperëndim të Prishtinës, saktësisht në rrethin e Çagllavicës, një pozitë ku qasja për në qytet si dhe lidhjet tjera jashtë tij janë shumë të lehta. Lagja është e tipit të mbyllur, me mirëmbajtje dhe kontroll sigurie 24h, e organizuar me shtëpi luksoze, infrastrukturë moderne, rrugë të gjëra me pjesë përcjellëse, parkingje të mjaftueshme për banorë dhe musafir, hapësira të gjelbruara, hapësira për rekreacion, shëtitore, kopsht të fëmijëve, qendra tregtare dhe shumë elemente tjera për një ambinet të rehatshëm, funksional dhe të sigurtë. Shtëpia ka një sipërfaqe prej 236m2 dhe një truall prej 3.7 ari, po ashtu ofron hapësira të rehatshme dhe një kualitet të lartë të ndërtimit. Sistemi i ngrohjes qendrore është me pompë termike, ftohje me fancooler si dhe posedon kamin.
Shtëpia ka këtë renditje:
- Kati përdhesë
| 1 Dhomë ndenje
| 1 Kuzhinë me tryezari
| 1 Garazhë
| 1 Tualet
| 1 Depo
- Kati i 1-rë
| 4 Dhoma gjumi (njëra Master Bedroom)
| 2 Ballkona
| 2 Banjo