Në Gjirin e Lalzit, në kompleksin Porto Lalzi, ofrohet për shitje apartamenti me sipërfaqe 172m2 banim i cili është i ndarë në dy nivele, kati përdhese me sipërfaqe 86m2 dhe kati I-rë ka gjithashtu 86m2 si dhe 59.2m2 sipërfaqe oborr privat, që kombinon komoditetin e një shtëpie pushimi me luksin e një rezidence bregdetare. Pozicioni unik brenda kompleksit e bën këtë pronë ideale për ata që duan privatësi, qetësi dhe akses të drejtpërdrejtë në një nga destinacionet më të kërkuara në Shqipëri. Banesa është e ndriçuar nga drita natyrale falë hapësirave të mëdha dhe dritareve panoramike, ndërsa oborri i rrethuar ofron një ambient relaksues për të shijuar mëngjeset pranë detit ose mbrëmjet nën yje. Afërsia me plazhin me rërë, marinën dhe shërbimet elitare të kompleksit e bën këtë apartament një mundësi të rrallë investimi dhe një vend perfekt për një stil jetese të rafinuar ku çdo ditë fillon me aromën e detit dhe mbyllet me perëndime të mrekullueshme mbi Adriatik.
Apartamenti ka këtë renditje:
- Përdhesë:
| Dhomë ndenje
| Kuzhinë me tryezari
| 1 Banjo
| 1 Ballkon (14.7m2)
| Oborr (59.20m2)
Kati I I-rë:
| 2 Dhoma gjumi
| 1 Banjo
| 1 Ballkon (14.7m2)