Apartment 86m2 me oborr 59.2m2 në shitje në kompleksin Porto Lalzi – Gjiri I Lalzit

210,700 € Per Shitje Durrës-Gjiri i lalzit-Porto Lalzi

Shitet apartamenti në kompleksin Porto Lalzi, kompleks ky i cili kombinon komoditetin e një shtëpie pushimi me luksin e një rezidence bregdetare. Pozicioni unik brenda kompleksit e bën këtë pronë ideale për ata që duan privatësi, qetësi dhe akses të drejtpërdrejtë në një nga destinacionet më të kërkuara në Shqipëri. Apartamenti ka sipërfaqe 86m2 në total prej të cilave 71.3m2 janë sipërfaqe banimi kurse 14.7m2 janë ballkon si dhe posedon poashtu 59.2m2 sipërfaqe oborr privat. Apartamenti është i ndriçuar nga drita natyrale falë hapësirave të mëdha dhe dritareve panoramike, ndërsa oborri i rrethuar ofron një ambient relaksues për të shijuar mëngjeset pranë detit ose mbrëmjet nën yje. Afërsia me plazhin, marinën dhe shërbimet elitare të kompleksit e bën këtë apartament një mundësi të rrallë investimi dhe vend perfekt për një stil jetese të rafinuar ku çdo ditë fillon me aromën e detit. Apartamenti ka këtë renditje: | 1 Dhomë ndenje me kuzhinë | 1 Dhomë gjumi | 1 Banjo | 1 Ballkon (14.7m2) | 1 Oborr (59.20m2)

Detaje

Statusi Lloji Gjendja ID
Available Apartment New T4746

Ndarjet e Pronës

Siperfaqe Bruto Siperfaqe Neto Dhoma gjumi Tualete
86 71 1 1

Karakteristika

  • Orientimi: Lindje,Jug

Vendodhja e prones