Penthouse 277m2 në shitje në lagjen Mati 1 - Kodrina

340,000 € Per Shitje Prishtina-Mati 1-Kodrina

Ky penthouse gjendet në lagjen Kodrina, në kompleksin Kodrina, kompleks ky që po ndërtohet nga kompania e njohur Tregtia. Objekti ka qasje të drejtpërdrejtë nga rrotullimi i cili lidhë rrugën “C”dhe rrugën “Muharrem Fejza” duke ofruar një lidhje të shpejtë dhe të drejtpërdrejtë me rrugët kryesore të qytetit. Penthouse ka një sipërfaqe totale prej 277m2 prej të cilave 252m² janë sipërfaqe e brendshme neto dhe një tarracë prej 25m² që ofron pamje të hapur, privatësi dhe mundësi për shfrytëzim të ambientit të jashtëm. Banesa ka ngrohje qëndrore me rrymë, orientimi Veri - Perëndim - Jug - siguron ndriçim natyral gjatë gjithë ditës dhe pamje panoramike të papenguar të qytetit si dhe pozicionohet në një ndër objektet më të favorshme brenda kompleksit, menjëherë pranë parkut të Kodrinës. Banesa ka këtë renditje | 1 Dhomë ndenje | 4 Dhoma gjumi | 1 Kuzhinë | 3 Banjo | 1 Utilit | 1 Depo | 3 Ballkona | 1 Terasë (25m2) | 1 Garazhë me depo(e përfshirë në çmim)

Detaje

Statusi Lloji Gjendja ID
Available Apartment New T4679

Ndarjet e Pronës

Siperfaqe Bruto Siperfaqe Neto Dhoma gjumi Tualete
277 252 4 3

Karakteristika

  • Ngrohje qendrore: Rrymë
  • Orientimi: Jug,Perëndim,Veri
  • Garazh: 1.00

Vendodhja e prones