Banesa gjendet në lagjen Mati 1, më saktësisht në objektin banesor të ndërtuar nga kompania Scandinavian, objekt ky i cili gjendet në mes rrugës C dhe rrugës E. Lokacioni i banesës është i favorshëm pasi që pranë saj ndodhen shumë shërbime të nevojshme si: dyqane, markete, barnatore si dhe linja e trafikut urban. Banesa është e gatshme për shfrytëzim, ka orientim lindje – perëndim dhe ka gjithësej 147m2 siperfaqe totale prej te cilave 97m2 jane banim si dhe terasë prej 50m2 sipërfaqe e cila është e mbuluar dhe që e ka mundësin e hapjes dhe mbylljes së tavanit të terasës. Banesa ka këtë renditje: | 1 Dhomë ndenje | 1 Kuzhinë me tryezari | 2 Dhoma gjumi | 1 Ballkon | 1 Terasë (50m2) | 1 Banjo | 1 Tualet | 1 Depo