Banesa në lagjen Mati 1, në kompleksin banesor të ndërtuar nga "Miri Construction" pranë kompleksit “Dafina” ndërtuar nga kompania e ndërtimit "Standard", ofron një lokacion shumë të përshtatshëm me qasje në rrugën "Ndue Përlleshi" dhe në rrugën B. Banesa ndodhet në një kompleks të mirë mbajtur dhe është rrethuar nga një park i veçant. Ajo ka një sipërfaqe totale prej 98.6m2 dhe ka fletë poseduese përparësi kjo, që prona mund të përdoret si hipotekë për blerje me financim bankar. Orientimi i banesës është në lindje - perëndim, dhe ka ngrohje qëndrore me kalda elektrike. Ky objekt është i gatshëm për të jetuar dhe ofron një mundësi të shkëlqyer për të jetuar në një zonë të përshtatshme dhe të afërt me shërbimet dhe infrastrukturën e nevojshme. *Garazha përfshihet në çmim.
Banesa ka këtë renditje:
| 1 Dhomë ndenje
| 1 Kuzhinë
| 2 Dhoma gjumi
| 1 Ballkon
| 1 Banjo
| 1 Garazhë (e përfshirë në çmim)