Banesa gjendet në lagjen Mati 1, më saktësisht në rrugën B, në objektin afarist -banesor të ndërtuar nga kompania “Agro Trade”. Banesa gjendet në një lokacion të përshtatshëm, pasi që ka qasje dhe vizibilitet nga rruga kryesore. Banesa ka një sipërfaqe totale prej 65.95m2 në fletë poseduese, ngrohja është qendrore me kalda elektrike, po ashtu orientimi i banesës është në perëndim. Zona ku ndodhet kjo banesë ofron qasje të lehtë në shumë shërbime të rëndësishme, si dyqane, restorante, kafeteri dhe transporte publike.
Banesa ka këtë renditje:
| 1 Dhomë ndenje
| 1 Kuzhinë
| 1 Dhomë gjumi
| 1 Ballkon
| 1 Banjo