Penthouse gjendet në lagjen Velania, në “Rrugën Isa Kastrati”, tek udhëkryqi që ndan lagjen Velania dhe lagjen Bregu i Diellit, është pjesë e kompleksit "PUHIZA 3" të ndërtuar nga kompania "Agullimi". Kjo banesë është ndërtuar me një kualitet të lartë dhe ofron hapësira të rehatshme për banim. Ky kompleks është dizajnuar me kujdes dhe ka një oborr të bukur që i përket kompleksit dhe që ofron hapësira të përbashkëta për banorët. Penthouse është tërësisht e mobiluar dhe e dizajnuar me arkitekturë moderne, ka sipërfaqe totale prej 170m2 ku prej tyre 125m2 janë banim dhe 45m2 janë tersë, posedon ngrohje qendrore me kalda elektrike dhe kondicioner si ka orientim jug – perëndim. *Garazha përfshihet në çmim.
Penthouse ka këtë renditje:
| 1 Dhomë ndenje
| 1 Kuzhinë me tryezari
| 3 Dhoma gjumi (njëra Master Bedroom)
| 1 Terasë (45m2)
| 1 Ballkon
| 2 Banjo (njëra në Master Bedroom)
| 1 Garazhë (e përfshirë në çmim)