Banesa gjendet në lagjen Marigona Hill, në një pozitë shumë të mirë dhe ambient të qetë. Ka një sipërfaqe banimi prej 119.27m². Banesa është e rrethuar nga ballkoni i saj në tërë hapësiren e banesës. Banesa ofron një standard të lartë jetese me shërbime mirëmbajtjeje si pastrim rrugësh, heqje mbeturinash, mirëmbajtje rrjeti dhe siguri të lartë. E pajisur me ngrohje qëndrore me pompë termike, banesa siguron efikasitet dhe rehati të shtuar. Orientimi jug-perëndim dhe dritaret e larta lejojnë ndriçim maksimal nga drita natyrale, duke krijuar një atmosferë të ndritshme dhe energji pozitive për jetesë. Lagjja do të përfshijë shtigje për ecje, fusha sportive dhe kënde lojërash për fëmijë, duke ofruar një mjedis të përshtatshëm për jetesë aktive dhe familjare. Aktualisht, banesa është në ndërtim dhe do të dorëzohet e gatshme për banim. *Garazha është e përfshirë në cmim.
Banesa ka këtë renditje:
| 1 Dhomë ndenje
| 1 Kuzhinë me tryezari
| 2 Dhoma gjumi ( 1 Master bedroom)
| 2 Banjo (1 në master bedroom)
| 1 Lavanderi
| 1 Ballkon
| 1 Garazhë me depo (e përfshirë në çmim)