Banesa gjendet në lagjen Prishtina e Re, në zonën e qendër, në kompleksin banesor “Vera Hill” të ndërtuar nga kompania “Gashi Invest”. Kjo banesë ofron një vendndodhje shumë të favorshme, duke ofruar qasje të lehtë në unazën e brendshme të qytetit dhe në rrugën A. Kompleksi banesor Vera Hill është një projekt i kualitetit të lartë, ofron një ambient të sigurt dhe të mirembajtur, me hapësira gjelbëruese dhe zona rekreacioni për banorët e tij. Banesa ka sipërfaqe totale prej 124.73m2, ofron një sistem ngrohjeje qendrore me kalda elektrike, po ashtu ka orientim Jug - Veri - Perëndim.
Banesa ka këtë renditje:
| 1 Dhomë ndenje
| 1 Kuzhinë
| 3 Dhoma gjumi (njëra Master Bedroom)
| 1 Ballkon
| 2 Banjo (njëra në Master Bedroom)
| 1 Tualet
| 1 Depo