Shtëpia gjendet në lagjen “Arbëria Luxury Homes” në Dragodan, mbrapa parkut të njohur "Arbëria".
Prona ka një truall prej 3.7 ari dhe sipërfaqe banimi prej 257m², e cila ofron hapësirë të bollshme dhe funksionale për jetë komode. Shtëpia përfshin një pishinë të ndërtuar me përmasa 7.5m x 4.5m, që i shton një element relaksi dhe luksi ambientit të jashtëm.
Ngrohja është e organizuar përmes sistemit qëndror me pompë termike, me shpërndarje nën dysheme në të gjitha hapësirat e banimit, që garanton efikasitet dhe komfort maksimal.
Me një orientim optimal Lindje–Jug–Perëndim, shtëpia përfiton ndriçim natyral gjatë gjithë pasdites, duke krijuar një atmosferë të ngrohtë dhe të ndritshme në çdo cep të saj.
Shtëpia ka këtë renditje:
| 2 Hapsira
- Përdhesa:
| 1 Dhomë ndenje
| 1 Dhomë gjumi
| 1 Kuzhinë
| 1 Banjo
| 1 Depo
- Kati i I-rë:
| 3 Dhoma gjumi (njëra MasterBedroom)
| 2 Banjo (njëra në MasterBedroom)
| 1 Ballkon