Lokali gjendet në lagjen Mati 1, në një pozicion shumë strategjik, pas rrugës B. Lokacioni është ideal, me qasje të lehtë në rrugë kryesore. Lokali karakterizohet me dritare të mëdha që sigurojnë ndriçim natyral gjatë gjithë ditës, duke krijuar një ambient të këndshëm dhe të ndriçuar. Posedon një sipërfaqe totale prej 172 m² dhe është i pajisur me ngrohje qendrore me kalda elektrike, duke ofruar komoditet gjatë gjithë vitit. Gjithashtu, lokali ka një terasë të vogël, e cila i përket pronës. Ky lokal është i përshtatshëm për shumëllojshmëri veprimtarish biznesi dhe është një mundësi ideale për ata që kërkojnë një ambient me mundësi të shumta zhvillimi dhe vizibilitet.