Zyra ndodhet në lagjen Aktash, në objektin afarist – banesor të ndërtuar nga kompania “MP Group”. Zyra gjendet në një lokacion ideal për veprimtari biznesi pasi që ka lidhje të menjëhershme me rrugën "Agim Ramadani" si dhe qasje të lehtë në sheshin "Nëna Terezë", poashtu afër ka “Rossmann” dhe shumë kafiteri, restaurante dhe institucione të tjera. Zyra ka sipërfaqe prej 90m2, posedon ngrohje qendrore me ngrohtoren e qytetit (Termokos) me sistemin nën dysheme, si dhe orientohet në Jug. Zyra është e re dhe e gatshme për shfrytëzim. *Garazha përfshihet në çmim.
Zyra ka këtë renditje:
| 3 Dhoma pune
| 1 Ballkon
| 1 Banjo
| 1 Tualet
| 1 Garazhë (e përfshirë në çmim)