Banesa gjendet në lagjen Arbëria-Dragodan, në kompleksin afarist-banesor të ndërtuar nga kompania e ndërtimit "Dumnica Group". Banesa gjendet afër marketit "Merdian" dhe restaurant "Comandate Marcos", po ashtu ofron një akses të lehtë në rrugën "Vicianum". Banesa është tërësisht e renovuar dhe gati për shfrytëzim, ofron një ambient të freskët dhe modern për banorët. Banesa ka sipërfaqe prej 180m2 prej të cilave 102m2 janë banim dhe 78m2 janë terasë, si dhe është e pajisur me ngrohje qendrore me ngrohtoren e qytetit (Termokos). *Garazha përfshihet në çmim.
Banesa ka këtë renditje:
| 1 Dhomë ndenje
| 1 Kuzhinë me tryezari
| 2 Dhoma gjumi
| 2 Ballkona
| 1 Banjo
| 1 Garazhë (e përfshirë në çmim)