Banesa gjendet në lagjen Arbëria - Dragodan, në objektin e ndërtuar nga kompania "Tregtia". Ajo ndodhet në afërsi të komunës së re dhe restaurantit “Senses”, duke e bërë atë një vendodhje të përshtatshme për ata që kërkojnë të jenë afër shërbimeve të ndryshme. Banesa është tërësisht e mobiluar, ka një sipërfaqe prej 60m2, ka orientim Perëndim, sistemi i ngrohjes qëndrore është me ngrohtoren e qytetit (Termokos), si dhe banesa është pjesërisht e renovuar.
Banesa ka këtë renditje:
| 1 Dhomë ndenje
| 1 Kuzhinë me tryezari
| 1 Dhomë gjumi
| 1 Ballkon
| 1 Banjo