Lokal 415m2 me qira në lagjen Arbëria

4,150 € / Muaj Per Qira Prishtina-Arbëria - Dragodan-

Lokali me sipërfaqe 415m2 gjendet në lagjen Arbëria – Dragodan, i pozicionuar në një zonë me frekuentim të lartë në këtë lagje. Ky lokal ndodhet në një objekt të ndërtuar nga kompania Redoni dhe karakterizohet nga një arkitekturë moderne, e cila ofron funksionalitet të lartë për një gamë të gjerë veprimtarish biznesore. Hapësira e brendshme ka një lartësi prej 4 metrash dhe është e rrethuar nga fasadë xhami në të tri anët, duke siguruar ndriçim natyral të bollshëm dhe qasje të drejtpërdrejtë në terasën e madhe prej rreth 1,000m², e cila është në shfrytëzim ekskluziv të lokalit. Pozicionimi i lokalit në katin e parë të objektit garanton lehtësi qasjeje nga dy anët e rrugës kryesore përmes shkallëve të dedikuara, ndërsa orientimi Lindje – Jug siguron ndriçim të qëndrueshëm gjatë gjithë ditës ndërsa ngrohja qëndrore është me Termokos. Vendndodhja strategjike e bën këtë pronë një zgjedhje ideale për biznese që kërkojnë hapësirë të dukshme, të qasshme dhe të përshtatshme për veprimtari të ndryshme si gastronomi, fitnes dhe wellness, markete apo ambiente zyrash dhe showroom. Zona përreth është e zhvilluar dhe e rrethuar nga biznese të ndryshme, duke garantuar një rrjedhë të vazhdueshme të klientëve dhe një mjedis dinamik për zhvillimin e aktivitetit biznesor.

Detaje

Statusi Lloji Gjendja ID
Available Shop Used T4413

Ndarjet e Pronës

Siperfaqe Bruto Siperfaqe Neto Dhoma gjumi Tualete
415 0 0 0

Karakteristika

  • Ngrohje qendrore: Termokos

Vendodhja e prones