Tarracier ekskluziv 340m2 në shitje në lagjen Prishtina e re – Linda Premium

765,600 € Per Shitje Prishtina-Veternik-

Ky tarracier ekskluziv gjendet në lagjen Prishtina e Re, në kompleksin Linda Premium, ndërtuar nga kompania Al Trade. Ky kompleks përbëhet nga njëmbëdhjetë objekte dhe është i organizuar në mënyrë të shkëlqyer, duke ofruar një standard të lartë jetese. Banesa ka një sipërfaqe të brendshme prej 240m² dhe një tarracë me sipërfaqe 100m², duke krijuar një ambient unik dhe të rehatshëm për banim. Pozicionimi në jug-lindje mundëson ndriçim natyral gjatë gjithë ditës. Banesa është projektuar dhe dizajnuar me një investim ekskluziv, ku çdo detaj është realizuar me kujdes dhe cilësi të lartë. Sistemi i ngrohjes dhe ftohjes është me pompë termike, fan coil të integruar në tavan për ngrohje dhe ftohje, si dhe ngrohje në dysheme. Dyshemeja është e shtruar me keramikë travertin me dimensione 350x150cm, ndërsa dyshemeja në dhomat e gjumit është me parket cilësor. Mobiljet dhe dyert janë të një standardi të lartë, ndërsa kuzhina është me materialet dhe dizajnin e markës prestigjioze Boffi. Në zonën e ndenjes, kuzhinës dhe terasës ka të instaluar sitemin audio BOSE, i cili siguron një përvojë të shkëlqyer dëgjimi. Terasa është e pajisur me mobilje të jashtme të cilësisë së lartë dhe ofron mundësinë e instalimit të një xhakuzi, duke e bërë këtë hapësirë ideale për relaksim dhe argëtim. Banjot dhe sanitaria janë të zgjedhura me materialet më të mira, ndërsa sistemi i ndriçimit dhe tavani janë të dizajnuara në detaje për të krijuar një ambient modern dhe të sofistikuar. Për siguri dhe lehtësi maksimale, apartamenti është i pajisur me sistem alarmi, kamera sigurie dhe një sistem të avancuar SmartHome, i cili mundëson kontroll të ndriçimit, temperaturës dhe sigurisë në çdo kohë. Apartamenti ka një organizim të përkryer të hapësirës, duke përfshirë një dhomë ndenjeje të bollshme, një kuzhinë me tryezari, katër dhoma gjumi, secila me banjon e vet, një tualet shtesë, një hapësirë për shërbime (utility), një depo dhe një garazhë. Ky apartament është një zgjedhje ideale për ata që kërkojnë një ambient elegant, funksional dhe të pajisur me të gjitha komoditetet moderne. Banesa ka këtë renditje: | 1 Dhomë ndenje | 1 Kuzhinë me tryezari | 4 Dhoma gjumi | 4 Banjo (nga një banjo për secilën dhomë) | 1 Terasë 100m2 | 1 Ballkon | 1 Tualet | 1 Utility | 1 Garazhë | 1 Depo

Detaje

Statusi Lloji Gjendja ID
Available Apartment New T4379

Ndarjet e Pronës

Siperfaqe Bruto Siperfaqe Neto Dhoma gjumi Tualete
340 240 4 4

Karakteristika

  • Ngrohje qendrore: Pompë termike
  • Paisje ekstra: Alarm Sigurie,Kamera,Ashensor,Interfon,Smart home,Air condition
  • Orientimi: Lindje,Jug
  • Garazh: 1.00

Vendodhja e prones