Penthouse ekskluziv me sipërfaqe totale prej 249.50m² ndodhet në lagjen Marigona Hill, një lagje moderne dhe e organizuar që ofron një standard të lartë jetese me infrastrukturë të përkryer, siguri të lartë dhe ambiente të pastra. Penthouse-i është i mobiluar me stil modern dhe shitet i mobiluar, duke ofruar një ambient të rehatshëm dhe funksional për banim. Hapësirat e brendshme janë të bollshme, me një ndriçim të shkëlqyeshëm natyral falë hapjeve të mëdha me xhama, duke krijuar një atmosferë të ndritshme dhe të ngrohtë.
Penthouse-i ka një sipërfaqe të brendshme banimi prej 180m², ndërsa terasa ka sipërfaqe 69.50m², duke krijuar hapësirë të bollshme për qëndrime në ambient të hapur.
Zona e ndenjës dhe ajo e ngrënies janë të konceptuara në stil open-space, një dhomë ndenje me një kamin dhe ndriçim në dy anët e tij dhe kombinuar me një kuzhinë të pajisur plotësisht me pajisje të teknologjisë së fundit. Banesa posedon ngrohje qendrore me pompë termike dhe terasë të madhe që ofron pamje panoramike të Prishtinës dhe maleve përreth.
Lagjja Marigona Hill është një komunitet elitar me shëtitore për ecje, fusha sportive dhe kënde lojërash për fëmijë. Po ashtu, do të ndërtohet një shteg që e lidh lagjen me Liqenin e Badovcit dhe Parkun e Gërmisë, duke mundësuar shijimin e natyrës dhe ajrit të pastër. Ky penthouse është zgjedhja ideale për ata që kërkojnë një banesë luksoze me mobilim cilësor dhe hapësira të mëdha, duke ofruar një mënyrë jetese të qetë dhe ekskluzive.
Penthouse ka këtë renditje:
| 1 Dhomë ndenje
| 1 Kuzhinë me tryezari
| 2 dhoma gjumi
| 3 Banjo (dy në dhomat e gjumit)
| 1 Utility
| 1 Depo
| 1 Terasë (69.50m2)
| 2 Garazha (të përfshira në cmim)
| 1 Depo 29m2 (e përfshirë në cmim)