Lokali gjendet në një lokacion shumë të mirë në lagjen Kalabria – Emshir, një zonë në zhvillim të shpejtë dhe me shumë potencial për aktivitete komerciale. I pozicionuar në kompleksin Panorama Residence, ndërtuar nga kompania e njohur Premtimi Construction, ky lokal ofron cilësi dhe funksionalitet për çdo biznes që kërkon një ambient të gjerë dhe modern. Me një sipërfaqe prej 1,424.50 metra katrorë, ky lokal ofron një hapësirë të gjerë për organizimin e aktiviteteve të ndryshme komerciale dhe për pranimin e klientëve. Një nga veçoritë më të spikatura të këtij lokali është fasada me xham në tri anët, e cila lejon ndriçim të shkëlqyer natyral dhe krijon një ambient të hapur dhe të ndritshëm si dhe ngrohja qëndrore është me rrymë. Pozicioni i lokalit në këtë zonë rezidenciale dhe komerciale sjell përfitime të shumta, me parkim të lehtë rrugor dhe afërsi me qendrat kryesore të lagjes, duke e bërë atë një pikë tërheqëse për klientët dhe bizneset që kërkojnë qasje të lehtë.