Banesa gjendet në Qendër, më saktësisht në rrugën kryesore te kafet e vogla, afër ambasadës Kroate. Banesa ka një lokacion të mrekullueshëm pasi që ka qasje direkte në rrugën kryesore dhe ka afër çdo institucion të mundshëm, restaurantet, kafene dhe shume shërbime tjera. Banesa ka gjithësej 115m2 sipërfaqe, ka ngrohje qëndrore me ngrohtorën e qytetit (Termokos) me sistemin nën dysheme, si dhe orientohet në Jug – Veri – Lindje, po ashtu posedon një vend parking të jashtëm. Banesa është tërësisht e renovuar dhe ofron kushte të mira për banim.
Banesa ka këtë renditje:
| 1 Dhomë ndenje
| 1 Kuzhinë me tryezari
| 3 Dhoma gjumi
| 2 Ballkona
| 1 Banjo