Shtëpi me 3 dhoma gjumi në shitje në Fshat Ndërkombëtar - International Village

529,000 € Per Shitje Prishtina-Fshati Ndërkombëtarë-

Shtëpia gjendet në Fshatin Ndërkombëtar (International Village), një lagje ekskluzive dhe e qetë, shumë afër Çagllavicës dhe lagjes Prishtina e Re. Lagjja është e tipit të mbyllur dhe ofron siguri maksimale me roje sigurie 24/7. Hyrja në lagje lejohet vetëm për banorët dhe mysafirët e njoftuar paraprakisht. Përveç kësaj, lagjja ofron një sërë shërbimesh dhe lehtësirash për banorët, duke përfshirë qendrën e fitnesit, pishinën e hapur, fushat e tenisit, basketbollit dhe futbollit, parkun e lojërave për fëmijë, shtegun e vrapimit dhe hapësira të përbashkëta për relaksim dhe rekreacion.
Shtëpia është e tipit C dhe ka një sipërfaqe banimi prej 264m², ndërtuar në një parcelë prej 4.19 ari.
Shtëpia përdor sistem ngrohjeje gjeotermike, i cili është shumë efikas dhe është e pajisur me kondicionerë për ngrohje dhe ftohje. Gjithashtu, shtëpia ka të instaluar një sistem alarmi dhe kamera sigurie ndërsa oborri i gjelbëruar dhe tarracat ofrojnë hapësira të përshtatshme për relaksim dhe aktivitete familjare, duke bërë këtë shtëpi një vend ideal për të jetuar.
Shtëpia ka këtë renditje:
- Bodrumi:
| 1 Cinema Room

- Kati Përdhesë:
| 1 Dhomë ndenje
| 1 Kuzhinë me tryezari
| 1 Banjo
| 1 Garazhë

- Kati i I-rë:
| 3 Dhoma gjumi (njëra master bedroom)
| 2 Banjo (njëra në master bedroom)
| 2 Ballkona

Detaje

Statusi Lloji Gjendja ID
Available House Used T4213

Ndarjet e Pronës

Siperfaqe Bruto Siperfaqe Neto Dhoma gjumi Tualete
264 264 3 3

Karakteristika

  • Ngrohje qendrore: Pompë termike
  • Paisje ekstra: Alarm Sigurie,Kamera,Alarm zjarri,Interfon,Air condition,Kamin
  • Garazh: 1.00

Vendodhja e prones