Banesa gjendet në lagjen Kalabria, në objektin “Residio 6” të ndërtuar nga kompania “Dervisholli”, objekt ky i cili është i pajisur me ashensor, kamera dhe interfon. Lokacioni i banesës është shumë i favorshëm pasi që ka qasje direkte në rrugën kryesore ”Shefqet Shkupi”, po ashtu afër tij ndodhet stacioni i autobusëve dhe Restaurant Bellevue. Banesa ka gjithësej 97m2 sipërfaqe, ka orientim në Perëndim po ashtu ka ngrohje qëndrore me kalda elektrike.
Banesa ka këtë renditje:
| 1 Dhomë ndenje
| 1 Kuzhinë me tryezari
| 2 Dhoma gjumi (njëra Master Bedroom)
| 1 Ballkon
| 2 Banjo (njëra në Master Bedroom)
| 1 Depo