Shtëpia ndodhet në Veternik (Zona kadastrale Çagllavicë), ajo është pozicionuar shumë afër rrugës kryesore, me një distancë rreth 350 metra, dhe vetëm 1.2 kilometra larg nga Gorenje si dhe rreth 1.9km larg Fshatit Ndërkombëtarë. Pozita e saj është shumë e favorshme, pasi që ka afër kryqëzimin tek Albi Mall si dhe qendën sportive STEP. Zona ku gjendet shtëpia karakterizohet si zonë e lejuar për ndërtim të ulët, duke e bërë atë ideale për ndërtime jo të larta. Orientimi i shtëpisë nga lindja në perëndim siguron mjaftueshëm dritë gjatë gjithë ditës. Shtëpia ka gjithësej 213m2 ku prej tyre 153 m2 janë në katin përdhesë dhe në katin e parë po ashtu ka edhe 60m2 nënkulm ndërsa shtëpia është e ndërtuar në 2.5ari truall.
Shtëpia ka këtë renditje:
- Kati Përdhes
| 1 Dhomë ndenje
| 1 Kuzhinë
| 1 Koridor
- Kati i I-rë
| 3 Dhoma gjumi (njëra Master Bedroom)
| 2 Banjo ( njëra në Master Bedroom)
- Nënkulmi