Shtepi në shitje në lagjen Sofalia - "Vargu i Blertë" – ndertuar nga kompania e ndertimit “ Pozhegu Brothers ”, me një siperfaqe totale banimi 379.16 m2 si dhe 3 ari truall. Shtëpitë e "Vargut të Blertë" janë më shumë se thjesht objekte të banimit, një lagje ku çdo pikë e projektuar ka qenë e menduar për të sjellë përmirësime në cilësinë e jetës suaj. Në këtë lagje të veçantë, 48 shtëpi të veshura me fasadë dhe tulla të dizajnuara me kujdes sjellin një identitet të vecantë, duke e bërë këtë kompleks një kullë ekologjike të banimit. "Vargu i Blertë" është vendi ku shtëpitë janë më shumë se thjesht struktura të betonit dhe tullave. Ata janë hapësirat ku lind një jetë e re, me ajër të pastër dhe dritë natyrore që rrjedh në çdo ambient. Ky kompleks banimi ka një koncept urban unik, duke integruar arkitekturën moderne me ambientet e gjelbra të dy parqeve të njohura të kryeqytetit, Gërmisë dhe Taukbahqes. Për ata që vlerësojnë shëndetin dhe mirëqenien e tyre, "Vargu i Blertë" ofron një mjedis të përshtatshëm për rritjen e fëmijëve. Lidhshmëria e shpejtë me qendrën e qytetit dhe një lokacion i qetë bëjnë këtë lagje një destinacion të preferuar për familjet. Sistemi i efikasëm i ventilimit, i përkrahur nga pompat termike për ngrohjen dhe mekanizmat e ftohjes për të krijuar freski gjatë verës, bënë nga "Vargu i Blertë" një oazë e përsosur të banimit. Pasi të keni zgjedhur të jetoni në "Vargun e Blertë", do të ndjeni se emri i tij nuk është vetëm një përshkrues, por një premtim për një jetë të pastër, të shëndetshme dhe të lumtur në kryeqytetin tonë të bukur, Prishtinë. Ky kompleks banimi është jo vetëm një shtëpi, por një përvojë e veçantë që ju mirëpret në një botë të re të komoditetit dhe bukurisë. Shtëpia ka këtë renditje :
Bodrumi:
| 1 Garazha ( 36.8m2 )
| 1 Sauna
| 1 Depo
Kati përdhesë:
| 1 Dhomë ndenje
| 1 Kuzhinë me tryezari
| 1 Utilit
| 2 WC
Kati i I-rë:
| 3 Dhoma gjumi
| 2 Banjo
Kati i II-të:
| 1 Dhomë gjumi
| 1 Hapsire ( 25.2m2 )
| 1 Banjo
| 1 Terasë