Shtëpia gjendet në një ndër lagjet më ekskluzive në Çagllavicë, e quajtur "Qëndresa Home". Lagjja është ndërtuar nga “Al Trade – Bau Holding” , e cila ofron një infrastrukturë dhe investim shumë të lartë në ndërtim dhe ka në total 200 shtëpi. Vendndodhja e saj në lagjen Qëndresa Home e bën atë tërheqëse për shkak të konceptit të mbyllur dhe afërsisë së saj me qytetin. Shtëpia ka qasje shumë të lehtë në rrugët kryesore, duke e bërë atë vendndodhje ideale për familjet që duan të jetojnë larg zhurmës së qytetit, por me mundësinë e lehtë të arritjes në qendër. Siguria është një aspekt tjetër i rëndësishëm i kësaj prone. Ajo është mbikqyrur me kamera dhe sigurim fizik të lagjes 24/7, gjë që shton nivelin e komoditetit dhe lejon banorët të jetojnë pa shqetësime. Shtëpia ka një sipërfaqe totale prej 180m2 dhe një truall prej 3.65 ari, është e dizajnuar me shije dhe ka investime ekstra për të siguruar një standard të lartë. Ngrohja e shtëpisë është e siguruar me sistem ngrohjeje qëndrore me rrymë nën dysheme, sistem ky që ofron një ngrohje të shpejtë dhe efikase dhe mundëson kontrollin e temperaturës në mënyrë të lehtë dhe të përshtatshme.
Shtëpia ka këtë renditje:
- Përdhesë:
| 1 Dhomë ndenje
| 1 Kuzhinë me tryezari
| 1 Dhomë gjumi (master bedroom)
| 1 WC
| 1 Depo
Kati i I-rë:
| 3 Dhoma gjumi (një master bedroom)
| 2 Banjo (njëra në dhomën e gjumit)
| 1 Utiliti
| 2 Ballkona