Shtëpia gjendet në një ndër lagjet më ekskluzive në Çagllavicë, e quajtur "Qëndresa Home". Lagjja është ndërtuar nga “Al Trade – Bau Holding” , e cila ofron një infrastrukturë dhe investim shumë të lartë në ndërtim dhe ka në total 200 shtëpi. Vendndodhja e saj në lagjen Qëndresa Home e bën atë tërheqëse për shkak të konceptit të mbyllur dhe afërsisë së saj me qytetin. Shtëpia ka qasje shumë të lehtë në rrugët kryesore, duke e bërë atë vendndodhje ideale për familjet që duan të jetojnë larg zhurmës së qytetit, por me mundësinë e lehtë të arritjes në qendër. Siguria është një aspekt tjetër i rëndësishëm i kësaj prone. Ajo është mbikqyrur me kamera dhe sigurim fizik të lagjes 24/7, gjë që shton nivelin e komoditetit dhe lejon banorët të jetojnë pa shqetësime. Shtëpia ka një sipërfaqe totale prej 200m2 dhe një truall prej 4 ari, është e dizajnuar me shije dhe ka investime ekstra për të siguruar një standard të lartë. Ngrohja e shtëpisë është e siguruar me sistem ngrohjeje qëndrore me pompë termike nën dysheme, sistem ky që ofron një ngrohje të shpejtë dhe efikase dhe mundëson kontrollin e temperaturës në mënyrë të lehtë dhe të përshtatshme. Shtëpia ka këtë renditje: - Kati përdhes | 1 Dhomë ndenje | 1 Kuzhinë me tryezari | 1 Banjo | 1 Depo - Kati i I-rë | 3 Dhoma gjumi (njëra Master Bedroom) | 2 Ballkona | 1 Banjo (në Master Bedroom) – Nënkulmi | 1 Dhomë gjumi