Zyra gjendet në lagjen Bregu I Diellit, në rrugën “Gazmend Zajmi”, afër stacionit të autobusit, në kompleksin "Standard", një ndërtesë që ofron një ambient të përshtatshëm për të zhvilluar aktivitetet tuaja komerciale.Me një sipërfaqe totale prej 87.33m2 neto ndërsa faktike ka 100m2, kjo hapësirë ofron një zgjidhje tërheqëse për organizimin dhe menaxhimin e aktiviteteve të biznesit tuaj. Disponimi i saj i bërë me shumë kujdes dhe planifikim të mire, krijon mundësi të shumta për përdorim të shumëllojshëm, duke iu përshtatur nevojave të ndryshme të kompanisë tuaj.Orientimi i zyrës në drejtimin lindje-perëndim sjell dritë natyrale të mjaftueshme gjatë gjithë ditës. Ky ndriçim natyral përforcon energjinë dhe produktivitetin e ambientit tuaj të punës, duke krijuar një atmosferë të freskët dhe të frytshme për stafin tuaj .Përveç ambientit të zyrës, pronën e shoqëron një oborr i bukur dhe i mirëmbajtur, i cili mund të shfrytëzohet për pushime të shkurtëra ose aktivitete jashtë ambienteve të zyrës. *Garazha përfshihet në çmim.
Zyra ka këtë renditje:
| 4 Dhoma pune
| 1 Banjo
| 1 WC
| 1 Ballkon
| 1 Garazhë (e përfshirë në çmim)