Lokali gjendet në lagjen Arbëria në objektin e ndërtuar nga kompania “Pushkolli në një lokacion të favorshëm I cili ofron qasje të lehtë në rrugën “Ahmet Krasniqi” dhe rrugën “Ferid Curri”, të cilat janë rrugët kryesore të qarkullimit në zonë.
Lokali ka një sipërfaqe prej 240m2 dhe ofron hapësirë të gjerë dhe mundësi të shumta për përdorim të ndryshëm. Një avantazh shtesë është terasa e pranishme, e cila mund të shfrytëzohet si hapësirë shtesë nga lokali, duke krijuar një ambient të bukur dhe tërheqës për klientët.