Lokal 188.10m2 në shitje në lagjen Qafa

- Per Shitje Prishtina-Qendër-

Lokali gjendet në lagjen Qafa, në rrugën “Josip Rela”, shumë afër rrugës “UÇK”, Bankës Credins dhe Shkollës Fillore “Meto Bajraktari”, me qasje shumë të shpejtë drejt qendrës së Prishtinës.
Sipërfaqja totale e lokalit është 188.10m² dhe është e organizuar në gjashtë hapësira pune të ndara, një kuzhinë dhe një toalet. Në hyrje të lokalit ndodhet recepsioni, i përshtatshëm për pritjen e klientëve dhe për nevoja administrative, duke e bërë hapësirën shumë funksionale dhe lehtë të adaptueshme për lloje të ndryshme biznesesh.
Lokali ndodhet në katin përdhesë të ndërtesës, duke ofruar akses të drejtpërdrejtë dhe të lehtë për klientët dhe stafin. Në pjesën e pasme të lokalit gjendet një terasë me sipërfaqe mbi 150m², në të cilën lokali ka qasje direkte. Kjo terasë nuk është në pronësi të lokalit, mirëpo mund të shfrytëzohet, duke ofruar një vlerë shtesë funksionale për veprimtari të ndryshme afariste.
Lokali është i përshtatshëm për zyra kompanish, qendra shërbimesh profesionale, klinika private apo veprimtari të ngjashme. Një përparësi e rëndësishme e kësaj prone është fakti që lokali është i pajisur me çertifikatë prone dhe është i dhënë me qira me kontratë afatgjate, çka e bën një mundësi shumë të mirë investimi, duke gjeneruar të hyra të menjëhershme për pronarin e ri.

Detaje

Statusi Lloji Gjendja ID
Available Shop Used T2740

Ndarjet e Pronës

Siperfaqe Bruto Siperfaqe Neto Dhoma gjumi Tualete
188 0 0 0

Karakteristika

  • Ngrohje qendrore: Rrymë
  • Orientimi: Perëndim,Veri

Vendodhja e prones