Shtëpia gjendet në lagjen Sofalia dhe ofron kushte ideale për banim. Prona ka një truall me sipërfaqe prej 5 ari dhe një sipërfaqe banimi prej 254.4 m².Shtëpia është ndërtuar me standarde të larta dhe është e pajisur me ngrohje qendrore, që mund të përdoret me gaz ose energji elektrike, duke ofruar komoditet maksimal gjatë gjithë vitit.Pozicionimi i saj në rrugën kryesore mundëson një qasje të menjëhershme në shërbime të domosdoshme për banim, siç janë dyqanet, institucionet arsimore dhe shëndetësore. Po ashtu, lidhjet e shkëlqyera me rrjetin e trafikut urban sigurojnë lehtësi në lëvizje.Një avantazh tjetër i kësaj prone është afërsia me parkun e Germisë, një vend i mrekullueshëm për rekreacion, shëtitje dhe aktivitete në natyrë.
Shtëpia ka këtë renditje:
- Bodrumi 120m2:
| Parking për 3 vetura
| Utility
| Dhoma e pajisjeve të ngrohjes
- Kati përdhesë:
| 1 Dhomë ndenje
| 1 Kuzhinë me tryezari
| 1 Banjo
- Kati i I-rë :
| 3 Dhoma gjumi
| 1 Banjo
| 2 Ballkona
- Nënkulmi :
| 1 Dhomë për rekreacion
| 1 Dhomë për zyre
| 1 Banjo