Banesa gjendet në lagjen Arbëria- Dragodan, afër qendrës tregtare Minimax, në kompleksin e ndërtuar nga kompania e ndërtimit ACG (Ada Consulting Group), kompleks ky i ndërtuar me një investim të kualitetit të lartë, me pozitë shumë të mirë, në objekt që ka gjithsej 5 kate. Investimi kualitativ duke u nisur nga Parketi, Dritaret Rehau tokë-tavan me 3 xhama dhe 4 stinor, Roleta me rrymë, keramikë te kualitetit të lartë, kanalizim dhe ujë me gypa të modeleve të fundit në treg. Banesa ka sipërfaqe totale prej 100.1m2 dhe ka orientim Jug-Lindje. *Garazha përfshihet në çmim.
Banesa ka këtë renditje:
| 1 Dhomë ndenje
| 1 Kuzhinë me tryezari
| 2 Dhoma gjumi
| 1 Banjo
| 1 Tualet
| 1 Ballkon
| 1 Garazhë (e përfshirë në çmim)