Lokal 133.3m2 me qira në lagjen Mati 1 – Pika Comfort 3

750 € / Muaj Per Qira Prishtina-Matiçan-rr.Sokol Sopi

Lokali gjendet në lagjen Mati 1, më saktësisht në objektin “Pika Comfort 3”, të ndërtuar nga kompania “4A Pika”. Objekti karakterizohet nga arkitektura moderne dhe standardet e larta të ndërtimit, ndërsa lokacioni ofron qasje të lehtë në rrugën kryesore “Sokol Sopi”, duke mundësuar lidhje të mirë me pjesët e tjera të qytetit. Lokali ka sipërfaqe totale prej 133.3m2 dhe është i gatshëm për shfrytëzim. Posedon sistem të ngrohjes dhe ftohjes përmes klimatizimit, si dhe orientim nga jugu dhe lindja. Hapësira e brendshme është e organizuar në koncept të hapur, duke ofruar fleksibilitet të madh për organizim dhe ndarje sipas nevojave specifike të veprimtarisë së biznesit. Falë sipërfaqes, konfigurimit dhe lokacionit, lokali është i përshtatshëm për zhvillimin e aktiviteteve të ndryshme biznesore, si ordinancë, qendër estetike, atelie, hapësirë administrative apo zyrë, duke ofruar mundësi të mira për përshtatje sipas kërkesave të secilit biznes. *Në çmim nuk përfshihet TVSH-ja.

Detaje

Statusi Lloji Gjendja ID
Available Shop New T5682

Ndarjet e Pronës

Siperfaqe Bruto Siperfaqe Neto Dhoma gjumi Tualete
133 0 0 0

Karakteristika

  • Ngrohje qendrore: Rrymë
  • Paisje ekstra: Air condition
  • Orientimi: Lindje,Jug

Vendodhja e prones