Zyra gjendet në lagjen Dardania, më saktësisht te sheshi “Bill Clinton”, në një zonë mjaft të frekuentuar dhe me qasje të shpejtë në lagjet Lakrishtë, Pejton dhe Qendër. Lokacioni është shumë i favorshëm, pasi ofron afërsi me pikat kryesore të kryeqytetit, të gjitha shërbimet e nevojshme, si dhe qasje të lehtë në linjat e trafikut urban. Sipërfaqja totale e zyrës është 65m2 dhe posedon ngrohje qendrore nga ngrohtorja e qytetit (Termokos). Zyra është tërësisht e renovuar dhe aktualisht shfrytëzohet për banim, por mund të përshtatet lehtësisht për veprimtari afariste. Mobiliet që shihen në fotografi do të largohen, ndërsa hapësira do të përgatitet për shfrytëzim si zyrë.
Banesa ka këtë renditje:
| 2 Dhoma pune
| 1 Kuzhinë
| 1 Ballkon
| 1 Banjo