Banesa gjendet në lagjen Prishtina e Re, më saktësisht në kompleksin banesor “Dream Palace – 9 Kullat”, i pozicionuar prapa Hotelit “International”, me qasje direkte në rrugën “Shkupi”. Kompleksi karakterizohet nga lokacioni i favorshëm dhe cilësia e lartë e ndërtimit, duke ofruar një ambient të përshtatshëm për banim. Banesa ka gjithësej 63.2m2 sipërfaqe, e orientuar në Lindje - Perëndim, posedon ngrohje qendrore me kalda elektrike dhe pritet të përfundohet në qershor të vitit 2027.
Banesa ka këtë renditje:
| 1 Dhomë ndenje
| 1 Kuzhinë
| 1 Dhomë gjumi
| 1 Ballkon
| 1 Banjo