Banesë me 2 dhoma gjumi në shitje në lagjen Prishtina e re – Prime City

157,000 € Per Shitje Prishtina-Prishtina e re-

Banesa ndodhet në lagjen Prishtina e Re, në kuadër të kompleksit “Prime City”, i cili karakterizohet nga ndërtimi cilësor dhe ofron një ambient të përshtatshëm për jetesë dhe veprimtari profesionale. Me një sipërfaqe prej 82.34 m2 dhe lartësi prej 3.8m, banesa ofron hapësirë të bollshme, komoditet dhe mundësi të shumta për shfrytëzim. Banesa është e pajisur me sistem të ngrohjes qendrore me energji elektrike, ndërsa ka orientimi nga veri - lindja. Kompleksi ofron gjithashtu kushte të mira sigurie, përfshirë sistemin e kamerave të vëzhgimit dhe hapësira të mjaftueshme për parkim. Një ndër përparësitë kryesore të kësaj prone është mundësia e shfrytëzimit të saj për qëllime të ndryshme. Përveç banimit, hapësira është e përshtatshme edhe për funksionim si zyrë biznesi, ordinancë, zyrë konsultimi apo veprimtari të tjera profesionale, varësisht nga organizimi i brendshëm dhe kushtet përkatëse të përdorimit. Lartësia e konsiderueshme e hapësirës krijon ndjesi të veçantë hapësire dhe ofron mundësi për një organizim modern e funksional të ambienteve. *Banesa ka fletë poseduese dhe shitet e pa mobiluar!
Banesa ka këtë renditje:
| 1 Dhomë ndenje
| 1 Kuzhinë
| 2 Dhoma gjumi
| 1 Banjo
| 1 Depo

Detaje

Statusi Lloji Gjendja ID
Available Apartment Used T5653

Ndarjet e Pronës

Siperfaqe Bruto Siperfaqe Neto Dhoma gjumi Tualete
82 0 2 1

Karakteristika

  • Ngrohje qendrore: Rrymë
  • Paisje ekstra: Ashensor,Interfon
  • Orientimi: Lindje,Veri

Vendodhja e prones