Banesa gjendet në kompleksin International Residence, në lagjen Prishtina e Re. Ka sipërfaqe totale prej 246.08m2 dhe orientim jug–lindje, me hapësira të bollshme dhe organizim funksional për banim familjar.
Banesa është e gatshme për banim dhe ka të vendosur kuzhinën, pa teknikë të bardhë. Dhomat e gjumit janë të shtruara tërësisht me tepison të posaçëm, nga muri në mur, në stil amerikan.
Ngrohja qendrore është me pompë termike, e cila shërben edhe për ftohje, ndërsa në hapësirën për utiliti janë të vendosura pajisjet e ngrohjes dhe ftohjes, si dhe sistemi i fshesës qendrore me vakum. *Banesa ka fletë poseduese
Banesa ka këtë renditje:
| 1 Kuzhinë
| 3 Dhoma gjumi (njëra master bedroom)
| 2 Banjo (njëra në dhomën e gjumit)
| 1 Tualet
| 1 Utiliti
| 1 Ballkon