Penthouse gjendet në lagjen Arbëria – Dragodan, më saktësisht në kompleksin banesor të ndërtuar nga kompania “Luki Construction”, në rrugën “Gjergj Balsha”, prapa objektit të “Euro Goma”. Lokacioni ofron qasje të lehtë në rrugët kryesore të qytetit, si dhe afërsi me shërbimet dhe përmbajtjet e nevojshme për jetesë të përditshme. Kjo pronë karakterizohet nga dizajni modern dhe investimi bashkëkohor, duke ofruar një ambient ekskluziv dhe komod për banim. Penthouse është i gatshëm për banim dhe ka sipërfaqe totale prej 222m2, prej të cilave 157m2 hapësirë banimi dhe 65m2 tarracë. Posedon ngrohje me kaldajë elektrike dhe ka orientim Lindje – Jug – Perëndim, duke mundësuar ndriçim natyral gjatë gjithë ditës.
Penthouse ka këtë renditje:
| 1 Dhomë ndenjeje
| 1 Kuzhinë me tryezari
| 2 Dhoma gjumi, njëra prej të cilave Master Bedroom
| 2 Banjo, njëra prej të cilave në Master Bedroom
| 1 Tarracë (65m2)
| 2 Garazha (të perfshira në cmim)