Banesa gjendet në lagjen Arbëria – Dragodan, më saktësisht në objektin banesor të ndërtuar nga kompania “Agi Kos”, në rrugën “Vicianum”, afër Fitnesit “Five Star”. Lokacioni ofron qasje të lehtë në rrugët kryesore të lagjes dhe në shërbimet e nevojshme për jetesë të përditshme. Banesa është e re dhe e gatshme për banim, me një sipërfaqe prej 129m2. Posedon ngrohje qendrore me kaldajë elektrike dhe ka orientim Lindje – Jug, duke mundësuar ndriçim natyral gjatë pjesës më të madhe të ditës. *Garazha përfshihet në çmim.
Banesa ka këtë renditje:
| 1 Dhomë ndenje
| 1 Kuzhinë me tryezari
| 3 Dhoma gjumi, njëra prej të cilave Master Bedroom
| 2 Banjo, njëra pjesë e Master Bedroom
| 1 Tualet
| 2 Ballkona
| 1 Garazhë (e përfshirë në çmim)