Banesa gjendet në lagjen Arbëria - Dragodan, më saktësisht në kompleksin banesor “Butrinti”, një kompleks i ndërtuar sipas standardeve të larta të cilësisë dhe që ofron një ambient të përshtatshëm dhe të qetë për banim. Kompleksi përbëhet nga objekte banimi me nga 6 kate dhe karakterizohet nga hapësira të përbashkëta të gjelbra, të cilat krijojnë një ambient të këndshëm për relaksim dhe komoditet. Lokacioni ofron qasje të lehtë në rrugët kryesore të lagjes dhe në pjesë të ndryshme të qytetit, ndërsa në afërsi gjenden shërbime të ndryshme të nevojshme për jetesë të përditshme. Banesa ka një sipërfaqe totale prej 95m² dhe ka orientim ne veri lindje, duke mundësuar ndriçim të mirë natyral dhe një ambient të këndshëm gjatë ditës. Sistemi i ngrohjes është me kaldajë elektrike.
Banesa ka këtë renditje:
| 1 Dhomë ndenje
| 1 Kuzhinë me tryezari
| 2 Dhoma gjumi
| 1 Ballkon
| 1 Banjo
| 1 Tualet
| 1 Depo
| 1 Garazhë (e përfshirë në çmim)