Banesë me 3 dhoma gjumi në shitje në Qendër

537,000 € Per Shitje Prishtina-Qendër-

Banesa gjendet në Qendër, në rrugën “Rexhep Luci”, në një lokacion shumë të kërkuar, me qasje të lehtë në të gjitha shërbimet dhe objektet kryesore të qytetit.
Banesa ka sipërfaqe prej 125 m2 sipas certifikatës së pronësisë, e përbërë nga dy banesa të bashkuara, njëra me sipërfaqe 62 m2 dhe tjetra me 63 m2, ndërsa sipërfaqja reale e shfrytëzueshme e banesës është 172.8 m2, e matur saktësisht. Banesa është tërësisht e renovuar dhe e mobiluar, duke ofruar një ambient modern, komod dhe funksional për jetesë. Ngrohja është qendrore me Termokos, ndërsa secila dhomë është e pajisur edhe me klimë.
Një përparësi e veçantë e kësaj prone është se në katin ku ndodhet banesa nuk ka njësi tjetër banimi, pasi dy banesat ekzistuese janë bashkuar në një të vetme, duke ofruar privatësi të plotë. Gjithashtu, kulmi i ndërtesës është renovuar tërësisht, ndërsa hyrja e ndërtesës është e renovuar dhe e mirëmbajtur.
Banesa ka gjithsej tre ballkona, prej të cilëve dy kanë pamje direkte nga rruga kryesore, ndërsa një ballkon është i orientuar nga pjesa e pasme ku gjendet parkingu.
Banesa ka këtë renditje:
| 1 Dhomë ndenje
| 1 Kuzhinë me tryezari
| 1 Hapësirë pune dhe biblotekë
| 3 Dhoma gjumi
| 2 Banjo
| 3 Ballkona

Detaje

Statusi Lloji Gjendja ID
Available Apartment Used T5577

Ndarjet e Pronës

Siperfaqe Bruto Siperfaqe Neto Dhoma gjumi Tualete
173 125 3 2

Karakteristika

  • Ngrohje qendrore: Termokos
  • Paisje ekstra: Interfon,Air condition,Rezervuar uji
  • Orientimi: Lindje,Jug,Perëndim

Vendodhja e prones