Lokali gjendet në Qendër, në rrugën “Simon Shiroka”. Pozita e tij ofron lidhje të shkëlqyer me pjesët kryesore të qytetit dhe qasje të lehtë në rrugët dhe shërbimet kryesore, duke e bërë një pikë të përshtatshme për zhvillimin dhe efikasitetin e aktiviteteve të ndryshme biznesore. Lokali ka sipërfaqe prej 65m2 dhe ndodhet në katin përdhes. Aktualisht shfrytëzohet si zyrë dhe është i organizuar në tri hapësira funksionale, si dhe një banjo. Prona është tërësisht e renovuar dhe posedon ngrohje qendrore me Termokos.