Penthouse gjendet në lagjen Arbëria – Dragodan, më saktësisht në kompleksin banesor “Urtina” të ndërtuar nga kompania “Global Master”. Kompleksi ndodhet në një zonë të qetë dhe me qasje të lehtë në magjistralen Prishitnë – Mitrovicë, në afërsi ndodhet Kfori dhe Eurogoma. Penthouse është komplet i ri dhe i gatshëm për banim, ka sipërfaqe totale prej 205m2, ku prej tyre 165m2 janë hapësirë e brendshme dhe 40m2 janë terasë, posedon ngrohje qendrore me kalda elektrike si dhe ka orientim lindje – veri – perëndim. *Dy garazha përfshihen në çmim.
Penthouse ka këtë renditje:
| 1 Dhomë ndenje
| 1 Kuzhinë
| 3 Dhoma gjumi (njëra prej tyre Master Bedroom)
| 1 Terasë (40m2)
| 2 Banjo (njëra në Master Bedroom)
| 2 Garazha (të përfshira në çmim)