Shtëpi 320m2 në shitje në lagjen Bregu I Diellit – Lagjja e Profesorëve

480,000 € Per Shitje Prishtina-Bregu i Diellit-

Shtëpia gjendet në lagjen Bregu I Diellit, në Lagjen e Profesorëve, një nga zonat më të qeta dhe të kërkuara të Prishtinës. Shtëpia ka një lokacion shumë të favorshëm, me qasje të lehtë në të gjitha shërbimet esenciale, përfshirë dyqane, shkolla, institucione shëndetësore dhe shërbime të tjera. Shtëpia ka një sipërfaqe të ndërtuar prej 320m2 dhe shtrihet në një truall prej 3 ari. Prona karakterizohet nga një organizim funksional, hapësira të bollshme dhe ambiente të përshtatshme për një familje që kërkon rehati dhe komoditet. Shtëpia ka orientim nga lindja, duke mundësuar ndriçim të mirë natyral dhe krijuar ambiente të këndshme gjatë ditës. Sistemi i ngrohjes qëndrore është me Termokos, duke ofruar ngrohje praktike dhe komode gjatë sezonit të dimrit.
Shtëpia ka këtë renditje
- Përdhesa:
| 1 Dhomë ndenje
| 1 Kuzhinë me tryezari
| 1 Banjo
- Kati i I-rë:
| 3 Dhoma gjumi
| 1 Banjo
| 2 Ballkona
- Kati i II-të:
| 2 Dhoma gjumi (një Master Bedroom)
| 1 Banjo (në Master Bedroom)
| 2 Ballkona
- Nënkulmi:
| 1 Dhomë gjumi

Detaje

Statusi Lloji Gjendja ID
Available House Used T5503

Ndarjet e Pronës

Siperfaqe Bruto Siperfaqe Neto Dhoma gjumi Tualete
320 0 6 3

Karakteristika

  • Ngrohje qendrore: Termokos
  • Orientimi: Lindje

Vendodhja e prones