Lokali gjendet në lagjen Arbëria – Dragodan, më saktësisht në objektin afarist – banesor të ndërtuar nga kompania “ACG”. Lokali ka lokacion të mirë pasi që në afërsi ndodhet qendra tregtare “Minimax” si dhe ka lidhet direkt në rrugën kryesore “Sofokliu”. Lokali është i renovuar dhe ofron kushte shumë të mira për çdo biznes, ka sipërfaqe totale prej 142m2, posedon ngrohje qendrore me rrymë si dhe ka orientim jug. Lokali është i gatshëm për shfrytëzim si dhe është i përshtatshëm për veprimtari të ndryshme biznesore, po ashtu ka mundësi të ndarjes në disa dhoma pune.