Banesa gjendet në qendër të Prishtinës, në lagjen Qafa, në kompleksin e ndërtuar nga Dardania Company, pranë Shkollës Fillore "Meto Bajraktari", në rrugën Josip Rela, me qasje të shpejtë në rrugën kryesore UÇK. Lokacioni i banesës është ndër më të përshtatshmit për banim, pasi ndodhet në afërsi me të gjitha shërbimet e nevojshme për një jetesë komode. Në afërsi gjenden stacionet e trafikut urban, shkolla fillore, ambulanca, Komuna e Prishtinës, bare, restorante, markete, si dhe shumë shërbime të tjera. Banesa ka një sipërfaqe prej 89m², është e mobiluar dhe e organizuar në mënyrë shumë funksionale, duke ofruar komoditet dhe shfrytëzim maksimal të hapësirës. Sistemin e ngrohjes qendrore e ka me kaldajë elektrike, ndërsa orientimi i saj është Lindje-Veri, duke mundësuar ndriçim të mirë natyral gjatë ditës.
Banesa ka këtë renditje:
| 1 Dhomë ndenje
| 1 Kuzhinë me tryezari
| 2 Dhoma gjumi
| 1 Ballkon
| 1 Banjo
| 1 Tualet
| 1 Depo
| 1 Garazhë (+ 20,000€)